Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

DEKLARATË E ORGANIZATAVE TË KULTURËS NË PRIZREN

DEKLARATË E ORGANIZATAVE TË KULTURËS NË PRIZREN
31 Mars 2017, Prizren

Refuzojmë lëmoshat e Komunës për ngjarjet kulturore

Komuna e Prizrenit ka publikuar listën e granteve për organizatat dhe ngjarjet kulturore të Prizrenit për vitin 2017. Shuma totale e këtyre granteve nuk është aq sa gjysma e mjeteve që komuna shpenzon për blerjen e veturave të reja, ndërsa ngjarjet kulturore çdo vit kontribojnë miliona euro në ekonominë e qytetit. Përveç shumave tejet të vogla për disa, një pjesë e organizatave dhe ngjarjeve kulturore as nuk janë në listën e granteve të komunës për sivjet. Për këtë arsye, ne organizatat e poshtë nënshkruara (anëtare të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren) e refuzojmë këtë formë të trajtimit nga ana e komunës. Nëse Komuna e Prizrenit përgjatë muajit Prill nuk e rishqyrton formën dhe nivelin e përkrahjes për ngjarjet kulturore të Prizrenit, ne do të rimendojmë pozicionin tonë në raport me organizimet tona, duke mos e përjashtuar as mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme.


Organizatat nënshkruese

DokuFest
Fondaconi Lumbardhi
NGOM
Autostrada Biennale
X40
Ec Ma Ndryshe
THY
Durmish Asllano
CHwB Kosovë
ATTA
Fondacioni Legatum
Numizmatika
Paradigma