Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

Për RrOK - un

Rrjeti i Organizatave Kulturore i Prizrenit është rrjet joformal i organizatave të kulturës në komunën e Prizrenit. Misioni i këtij Rrjeti është arritja e një ekonomie të zhvilluar lokale në Prizren përmes pasurimit dhe strukturimit të ofertës turistike bazuar në rritjen e cilësisë dhe vëllimit të aktiviteteve kulturore. Objektivat themelorëtë punës së Rrjetit në Prizren përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore, ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, strukturimin e ofertës kulturistike, përmirësimin e politikave kulturore në nivel komunal, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, diversifikimin e financimit të aktiviteteve kulturore dhe nxitjen e qytetarisë aktive dhe të përgjegjshme.

Anëtarësia e Rrjetit përbëhet nga organizatat jo-qeveritare të kulturës (dhe fushave ndërlidhëse), artistët dhe aktivistët e kulturës. Anëtarësia e Rrjetit nuk do të jetë e kufizuar dhe ajo do të zgjerohet gjatë gjithë kohës me përfshirjen e anëtarëve të ri. Anëtarët e Rrjetit janë: EC Ma Ndryshe, Dokufest, Fondacioni për TK Legatum, Forumi për Trashëgimi Kulturore, ATTA, EUIRC, N’GO, GreenArt, X40, Ura e Artit, Durmish Asllano, ICEC, Old Timer Club Prizren, ShB Sharri, Leo’s Art Organization, Xhennet Comics, SHKA Agimi, SHKA Malësori, SHKA Dogru Yol, SHKA Lidhja e Prizrenit, ShNSh Demastion dhe Pentagram.

Mënyra e organizimit të Rrjetit do të jetë joformale (rrjet i paregjistruar) dhe do të ketë vetëm një Sekretariat që do të jetë përgjegjës për organizimin e Rrjetit dhe implementimin e projekteve dhe aktiviteteve të tij. Në periudhën fillestare dy-vjeçare 2012 – 2014, Sekretariati i RrOK-ut do të udhëhiqet nga EC Ma Ndryshe.

Veprimet konkrete të Rrjetit do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen me aktivitetet vijuese: përpilimi dhe promovimi i kalendarit kulturor dhe turistik të Prizrenit, ngritja e fondeve për aktivitetet e Rrjetit dhe të anëtarëve të tij, avokim për rritjen e buxhetit komunal për kulturën, avokim për miratimin / ndryshimin / parandalimin e legjislacionit kulturor në nivel lokal dhe qendror. Aktivitetet e para të Rrjetit, të cilat do të realizohen gjatë vitit 2012 janë: Kalendari kulturor turistik i Prizrenit, Hulumtimi mbi kapacitetet dhe nevojat e sektorit të kulturës së pavarur në Prizren, Strategjia për kulturë (dhe turizëm kulturor) e Prizrenit dhe Pakot turistike.

Shkarko Deklaratën e Themelimit të RrOK-ut.