Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

Anëtarët

Anëtarësia e Rrjetit përbëhet nga organizatat jo-qeveritare të kulturës (dhe fushave ndërlidhëse), artistët dhe aktivistët e kulturës. Anëtarësia e Rrjetit nuk do të jetë e kufizuar dhe ajo do të zgjerohet gjatë gjithë kohës me përfshirjen e anëtarëve të ri. Anëtarët e Rrjetit janë: EC Ma Ndryshe, Dokufest, Fondacioni për TK Legatum, Forumi për Trashëgimi Kulturore, ATTA, EURIC, N’GO, GreenArt, X40, Ura e Artit, Durmish Asllano, ICEC, Old Timer Club Prizren, ShB Sharri, Leo’s Art Organization, Xhennet Comics, SHKA Agimi, SHKA Malësori, SHKA Dogru Yol, SHKA Lidhja e Prizrenit, ShNSh Demastion dhe Pentagram.

LUMBARDHI

Lumbardhi është nji hapësire kulturore, e cila përmes programit vjetor që përfshin shfaqje të filmave, organizim të ekspozitave, koncerteve, punëtorive, ligjeratave dhe evenimenteve të ndryshme kulturore synon të ri-funkcionalizoj Kino Lumbardhin. Me aktivitetet e saja do të ofrojë një hapësirë bashkëveprimi, duke kyqur kështu pjesëmarrjen dhe kreativitetin, si dhe kontribimin në bashkëpunimin në mes të akterëve të skenës kulturore.më shumë

EC Ma Ndryshe

Qëllimet kryesore të organizatës janë promovimi i qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse dhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.më shumë

Fondacioni për Trashëgimi Kulturore

Fondacioni për Trashëgiminë Kulturore Legatum është organizatë kosovare e themeluar në vitin 2011 nga një grup i njerëzve të angazhuar për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore si një forcë shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm. më shumë

Forumi i Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit

Me qëllim të bashkërenditjes së veprimtarive të përgjithshme rreth trashëgimisë kulturore organizata të kulturës në Prizren themeluan Forumin e Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit.më shumë

Dokufest

Festivali Ndëkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë DokuFest ka filluar në vitin 2002 me shfaqjen e 20 filmave, kryesisht nga Kosova dhe vendet fqinje në kinemanë e vetme të Prizrenit.më shumë

Leo’s Art Organisation

“Leo’s Art Organisation” është themeluar si organizatë jo-qeveritare për organizime të ndryshme kulturore. më shumë

Akademia për Trajnim dhe Asistencë Teknike – ATTA

Akademia për Trajnim dhe Asistencë Teknike është themeluar me qëllim për të fuqizuar shoqërinë civile kosovare për të ndërtuar dhe fuqizuar kapacitetet e tyre. më shumë
previous

1-7 Nga 14

next