Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

Projektet

Veprimet konkrete të Rrjetit do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen me aktivitetet vijuese: përpilimi dhe promovimi i kalendarit kulturor dhe turistik të Prizrenit, ngritja e fondeve për aktivitetet e Rrjetit dhe të anëtarëve të tij, avokim për rritjen e buxhetit komunal për kulturën, avokim për miratimin / ndryshimin / parandalimin e legjislacionit kulturor në nivel lokal dhe qendror. Aktivitetet e para të Rrjetit, të cilat do të realizohen gjatë vitit 2012 janë: Kalendari kulturor turistik i Prizrenit, Hulumtimi mbi kapacitetet dhe nevojat e sektorit të kulturës së pavarur në Prizren, Strategjia për kulturë (dhe turizëm kulturor) e Prizrenit dhe Pakot turistike.

Kalendari kulturor dhe turistik i Prizrenit

Prizreni ka potencial, por nuk ka turizëm; ka organizime, por nuk ka ofertë. Potenciali turistik i qytetit shkon përtej objekteve fizike dhe atraksioneve natyrore (pjesa statike), duke përfshirë socialen dhe kulturoren (pjesa shpirtërore), të cilës i mungon promovimi dhe organizimi i duhur. Vizitorët sporadikë dhe me inercion të Prizrenit, gati çdo herë tërhiqen nga pjesa statike e këtij potenciali, me ç’rast turizmi krijon të hyra të përkohshme (dhe të pakta) dhe nuk ndikon në zhvillim të qëndrueshëm të qytetit. Prizreni ende nuk e ka strukturuar ofertën e vet turistike në fushën e kulturës (turizmi kulturor), edhe pse gjatë tërë vitit në qytet organizohen rreth 40 aktivitete kulturore dhe të tjera.më shumë

Hulumtim mbi kapacitetet dhe nevojat e sektorit të kulturës në Prizren

Procesi i hartimit dhe i zbatimit të politikave kulturore (si në nivel qendror ashtu edhe lokal) në Kosovë vazhdon të mbetet jashtë interesimit prioritar të institucioneve qeveritare dhe të shoqërisë civile në Kosovë. Në qytetet (komunat) e Kosovës vërehet mungesë e theksuar bashkëpunimi të drejtpërdrejtë dhe efektiv mes qeverisë lokale, shoqërisë civile dhe banorëve vendas lidhur me politikat kulturore. Qytetet tona janë ende larg modelit evropian të bashkëpunimit në mes të zyrtarëve të qytetit dhe organizatave qytetare, përfaqësuese të kulturës lokale për nxitjen e dialogut politik kulturor në mes të qytetit dhe qytetarisë.më shumë

Strategjia për Kulturë dhe Turizëm

Shembuj konkretë të zhvillimit të turizmit përmes aktiviteteve kulturore tashmë ekzistojnë në Prizren. Ky potencial ka nevojë të zhvillohet më tutje përmes një dialogu të strukturuar mes shoqërisë civile, qeverisë lokale dhe sektorit të biznesit. Konkretisht, zhvillimi lokal ekonomik i Prizrenit përmes turizmit kulturor kërkon politika konkrete lokale. Prandaj, Strategjia për Kulturë dhe Turizëm e Prizrenit është dokumenti strategjik, në të cilin do të parashihen të gjitha detajet e zhvillimit të qytetit përmes turizmit kulturor.më shumë
previous

1-3 Nga 4

next