Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

RrOK PRIZREN

Kontakti

ADRESA
Rrjeti i Organizatave të Kulturës – RrOK Prizren

Sahat Kulla nr.24, 20000 Prizren

E-MAIL
[email protected]

TEL
029 222 131

Sekretariati

Mënyra e organizimit të Rrjetit do të jetë joformale (rrjet i paregjistruar) dhe do të ketë vetëm një Sekretariat që do të jetë përgjegjës për organizimin e Rrjetit dhe implementimin e projekteve dhe aktiviteteve të tij. Në periudhën fillestare dy-vjeçare 2012 – 2014, Sekretariati i RrOK-ut është udhëhequr nga EC Ma Ndryshe, më pas në periudhën 2014-2016 është udhëhequr nga DokuFest ndërsa pas përfundimit të kësaj periudhe sipas marrëveshjes fillestare që sekretariati të mbahet nga anëtarët me rotacion, në pajtim me anëtarët nga muaji Shkurt 2016 Sekretariati të udhëhiqet nga Fondacioni Lumbardhi. Me qëllim të udhëheqjes sa më efektive të punëve të Sekretariatit dhe forcimit të kapacitetit institucional dhe veprues të RrOK-ut, Fondacioni Lumbardhi ka vënë në dispozicion të Rrjetit hapësirat e veta të punës, pajisjet dhe një pjesë të kapacitetit njerëzor.